Trajneri Statovci sulmon gjyqtarët dhe futbollistët kundërshtarë (Video)

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 13:03 | Nga

Thotë gjithmonë se ka një karrierë të gjatë dhe evropiane, por gjestet e tij në fushë si trajner janë të ulëta.

Fjala është për ish-futbollistin Faruk Statovci, i cili tani po udhëheq skuadrën e Minatorit në Ligën e Dytë të Kosovës.

Në një video të publikuar nga faqja në Facebook, Fansat e Futbollit Kosovar, shihet Statovci duke bërë presion të vazhdueshëm tek gjyqtarët.

Ai i fyen me fjalët më të ndyta, por në fund të ndeshjes edhe tenton t’i godas ata.

Sikur mos të mjaftonin fyerjet dhe kërcënimet ndaj gjyqtarëve, Statvoci tregohet “trim” dhe iu vërsulet edhe futbollistëve kundërshtar.

Statovci gjithmonë nëpër emisione të ndryshme bëhet “ekspert” i lojës së futbollit dhe shpesh herë di të kritikojë dukuritë negative, mirëpo ajo që ka bërë në fundjavë tregon më se miri sjelljet dhe karakterin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme