Transferi i ri i Milanit, Messias: Ëndrrat bëhen realitet nëse beson në to

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Junior Messias është shprehur i kënaqur që i është bashkuar Milanit dhe ka thënë se transferimi i tij te Rossonerët është dëshmi se ëndrrat bëhen realitet nëse beson në to.

Ish-futbollisti i Crotones iu bashkua Rossonerëve në formë huazimi me opsion blerjeje dhe kalimi në San Siro shënon një ngritje të madhe në karrierë për 30-vjeçarin.

“Kur e pash fjalën Milan, u entuziazmova. Është ekipi i zemrës time, ekipi që e kam mbështetur dhe jam i gëzuar që ndodhem këtu”, ka deklaruar braziliani për MilanTV.

Ai më tutje ka theksuar se mezi pret që të bashkëpunojë me Paolo Maldinin dhe të luajë me sulmuesin veteran, Zlatan Ibrahimovic.

“Nëse kam arritur deri këtu, është sepse kam punuar shumë, kam vuajtur, kam sakrifikuar. Pastaj kur arrin, duhet ta dëshmosh veten, për të tjerët, për skuadrën, për grup, të gjithë së bashku”, ka shtuar tutje Messias. /Telegrafi

Të ngjashme