Transferim interesant në basketbollin kosovar, Hajrizi kthehet te Trepça

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Një transferim interesant është realizuar në basketbollin kosovar, të dielën mbrëma. Njëri prej basketbollistëve më të mirë në vend, Drilon Hajrizi, është kthyer te skuadra e Trepçës.

Hajrizi është rritur te Trepça dhe ka arritur suksese të mëdha me këtë skuadër. Por kalimin e tij te Prishtina, e kishin përjetuar rëndë tifozët mitrovicas, përkatësisht Torcida.

Hajrizi përmes rrjetit social “facebook” ka njoftuar për kthimin te Trepça.

“Minatori është foleja ime. Trepça është fryma ime. Torcida është zemra ime! Krejt këto janë vetja ime! Unë po i kthehem vetes sime! Si lojtar profesionist, largimi ishte i pashmangshëm. Si Drilon, e ndjej te nevojshme t’iu kërkoj falje për mungesën!”, ka shkruar Hajrizi.

Tifozët së fundi e kanë kundërshtuar kthimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme