Transferimi i parë i Lampardit te Chelsea do jetë në janar, anglezi do të bëhet më i shtrenjti në histori të klubit

READING, ENGLAND - JULY 28: Head Coach Frank Lampard Jnr shouts from the sidelines during the Pre-Season Friendly match between Reading and Chelsea at Madejski Stadium on July 28, 2019 in Reading, England. (Photo by Christopher Lee/Getty Images)
Prishtinë | 11 Gus 2019 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Chelsea e ka pas të ndaluar të bëjë transferime këtë afat kalimtar veror.

Skuadra londineze ishte e dënua nga FIFA, ndërsa nga muaji janar mund të transferojë futbollistë.

I pari në listën e Frank Lampard është mbrojtësi i majtë anglez Ben Chilwell.

22-vjeçari ka shkëlqyer edicionin e fundit me fanellën e Leicesterit ku është bërë pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Anglisë.

Mediat angleze kanë raportuar se Lampard është jashtëzakonisht shumë i interesuar për transferimin e anglezit në Stamford Bridge.

Por Chelsea nuk do ta ketë të lehtë transferimin e tij, pasi për ta bërë një gjë të tillë duhet të thyhet rekordi i klubit.

Londinezët për ta transferuar yllin anglez duhet të shpenzojnë 72 milionë funte.

E në rast se ndodh ky transferim, atëherë Chilwell do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori të Chelseat, duke e kaluar edhe portierin Kepa Arrizabalaga.

Të ngjashme