Transferimi i Shaqirit në Galatasaray, ky pritet të jetë formacioni për vitin e ardhshëm me yllin nga Kosova

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri mund të bëjë një transferim sensacional tek gjiganti turk Galatasaray.

Largimi i kosovarit nga Liverpooli duket i pashmangshëm për shkak të hapësirave të pakta që kishte këtë edicion.

Ylli nga Kosova është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje në Ligën Premier ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.

Edhe përkundër që ka luajtur pak, ofertat në drejtim të tij nuk janë duke munguar.

Roma, Sevilla, CSKA Moska dhe Galatasaray janë skuadrat që po e duan me çdo kusht transferimin e gjilanasit.

Megjithatë skuadra më e interesuar mbetet gjiganti turk Galatasaray, pasi prej vitesh duan shërbimet e kosovarit.

Tifozët turq kanë filluar të ëndërrojnë për transferimin e Shaqirit në Stamboll dhe në rrjetet sociale tani kanë filluar komentet e tyre nëpër faqet e Galatas.

Për ta transferuar Shaqirin, ekipi i udhëhequr nga legjenda Fatih Terim duhet të shpenzojë rreth 20 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për Galatasarayn.

Por përveç Shaqirit, Galata synon t’i afrojë edhe tre yje të mëdha për ta ndërtuar një skuadër konkurruese edhe në Evropë.

Mbrojtësi anglez i Liverpoolit, Nathaniel Clyne është në listën e dëshirave, ashtu si edhe mesfushorët Bakayoko i Monacos dhe Mert Hakan i Sivaspor.

Me këto katër transferime të mundshme, Fatih Terim do ta ketë një formacion të frikshëm për edicionin e ardhshëm, ku përveç se synon të fitojë dy trofetë në Turqi, ai ëndërron që ta dërgojë larg edhe në Ligën e Kampionëve ose në Ligën e Evropës 22 herë kampionin turk.

Të ngjashme