Transformimi i kampiones – nga lufta e vazhdueshme për mbijetesë në “Champions”

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 08:50 | Nga

“Pushtimi” i hershëm i qytetit të Pejës nga mijëra tifozë gjilanas – ndonëse në dispozicion të tyre zyrtarisht ishin vetëm 100 bileta – dhe festa e madhe pas ndeshjes të së dielës, vlerësohen dëshmi se qyteti i Gjilanit ishte i etur për titullin e kampionit të Kosovës në futboll.

Qyteti i Gjilanit i ka dy prej skuadrave më të mira të vendit në futboll, Dritën e Gjilanin, por është skuadra më e vjetër e qytetit, Drita, që ofroi festë për gjilanasit këtë herë, shkruan Koha Ditore.

Drita të dielën barazoi pa gola në Pejë me Prishtinën, në ndeshjen e xhiros së fundit të edicionit për të fituar titullin e Kosovës për edicionin 2017/18.

Drita për kohë të gjatë ishte në krye, vendosi rekord për më së shumti ndeshje pa humbje dhe në fund festoi titullin. Drita nuk pësoi që nga xhiroja e katërt e deri në fund dhe seria prej 29 ndeshjeve pa humbje është më e gjata në kampionatin e Kosovës në futboll.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme