Traore do të largohet nga Wolvesi

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i krahut, Adama Traore, përfundimisht do të largohet nga skuadra e Wolverhamptonit gjatë kësaj vere, kanë raportuar të shtunën mediumet angleze.

Bëhet e ditur se trajneri i Wolvesit, Nuno Espirito Santo, nuk llogarit më në shërbimet e Traores dhe për këtë arsye 25-vjeçari do të largohet nga ekipi.

Traore nuk ka bindur këtë edicion me paraqitjet e tij dhe te Wolvesi po shpresojnë të marrin një ofertë deri në 35 milionë euro për kartonin e futbollistit.

Traore këtë sezon ka dy gola e dy asistime në 34 paraqitje për Wolvesin në të gjitha garat.

Ai është pjesë e ekipit prej vitit 2018, kurse ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme