Trazirat në ndeshjen Nigeri-Ganë, vdes mjeku i FIFA-s

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Zambisë ka konfirmuar se mjekui FIFA-s Joseph Kabungo ka vdekur të martën gjatë kohës që ishte në detyrë në ndeshjen mes Nigerisë dhe Ganës, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës.

Gana u bë ekipi i parë afrikan që siguron kualifikimin në Botërorin e Katarit, shkruan Gazeta Express.

Në fund të ndeshjes, filloi kaosi i vërtetë, teksa tifozët e Nigerisë “pushtuan” fushën duke treguar pakënaqësinë e tyre për moskualifikim.

Por, vdekla e mjekut Kabungo la në hije tërë ngjarjen tjetër.

Federata e Futbollit e Zambisë lëshoi një komunikatë të mërkurën në mëngjes, duke njoftuar për vdekjen e mjekut.

Ai ishte si zyrtar i dopingut për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës.

Të ngjashme