Tre futbollistë të Zvicrës do t’i bashkohen Kosovës

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 00:02 | Nga Ekonomia Online

Kosovës priten t’i bashkohen edhe tre futbollistë të talentuar që aktualisht luajnë në Zvicër.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një emision në Klan Kosova ka thënë se tre futbollistë që luajnë në Zvicër do të bëhen “Dardanë”.

Numri një i futbollit kosovar nuk e ka saktësuar se kush janë ata. Por medie kosovare shkruajnë se kandidatë për t’iu bashkuar skuadrës së Challandes janë Andi Zeqiri, Kemal Ademi dhe Bastian Toma.

Të ngjashme