Tre gjigantë anglezë në garë për Hysajn

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 12:15 | Nga

Tri klube të Premier Ligës kanë shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj.

24-vjeçari që po kalon një formë të mirë te Napoli, ka në kontratë një klauzolë prej 50 milionë eurove, shumë të cilën pa problem mund ta paguajnë Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Chelsea, të cilat kanë shprehur interesim për të, raporton Sportitalia.

Chelsea është një hap para dy klubeve tjera pasi besohet se ka mbajtur bisedime me agjentin e Hysajt.

Hysaj mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, por më së shumti është paraqitur në krahun e djathtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme