Tre gjigantët anglezë planifikojnë të testojnë vendosmërinë e Dortmundit për Bellinghamin

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Klubet e mëdha të Ligës Premier janë të bindura se Borussia Dortmund do të shesë mesfushorin Jude Bellingham në verën e ardhshme.

Bellginham ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar dhe paraqitjet e tij me Dortmundin edhe pse vetëm 18-vjeçar.

Paraqitjet e tij superiore dhe gola, asistime dhe rekorde kanë bërë që Bellingham të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane, në veçanti ato angleze.

Sipas mediumit The Sun, Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Manchester City janë të interesuar për mesfushorin anglez, i cili ka qenë një zbulim për skuadrën gjermane që kur u transferua një vit më parë.

Treshja e Ligës Premier është e gatshme ta rikthejë atë në Angli, me 18-vjeçarin që kishte luajtur në Birmingham City në Championship para se të transferohej në Dortmund për 25 milionë funte.

Sidoqoftë, ndërsa raporti pretendon se rivalët e titullit do të vlerësojnë situatën verën e ardhshme, një lëvizje gjatë afatit dimëror nuk ka gjasa të ndodh.

Ylli tjetër i Dortmundit, Erling Haaland është gjithashtu një objektiv për shumë nga klubet elitare evropiane dhe klubi gjerman nuk ka gjasa të shesë të dy gjatë një afati.

Të ngjashme