Tre lojtarë priten të largohen nga Chelsea

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Timo Werner, Kepa Arrizabalga dhe Ross Barkley priten të largohen në fund të këtij sezoni nga ‘Stamford Bridge’.

Chelsea janë duke planifikuar të largojnë tre lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas ‘The Telegraph’, londinezët kanë vendosur t`i shesin gjatë verës Werner, Kepa dhe Barkley.

Timo Werner nuk ka treguar paraqitje të mira këtë sezon, ai gjithashtu ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje këtë sezon, duke shënuar tri gola.

Kepa tashmë është portieri i dytë i Chelsea, pas Edouard Mendy dhe ai vazhdon të ketë një pagë të madhe.

Barkley nuk po e gjen vetën në formacionin startues të Thomas Tuchel, ai ka vetëm 12 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme