Tre lojtarë të Fiorentina shërohen nga Covid-19

Prishtinë | 05 Pri 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Lajme të mira vijnë nga skuadra e Fiorentinës

Skuadra nga Firenze, Fiorentina, ka njoftuar se tre lojtarë të saj janë shëruar plotësisht nga koronavirusi.

Patrick Cutrone, German Pezzella dhe Dusan Vlahovic janë tre lojtarët që kanë tejkaluar virusin, transmeton lajmi.net.

Tre lojtarët ishin pjesë e disa emrave nga skuadra që rezultuan pozitiv, përfshirë anëtarë të stafit teknik dhe mjekësor të skuadrës.

Lajmin për shërimin e lojtarëve e ka konfirmuar faqja zyrtare e ‘Viola’, me anë të një postimi.

Të ngjashme