Tre lojtarët më të mirë në Ligën e Kampionëve këtë edicion

Prishtinë | 02 Qer 2019 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar edhe edicioni 2019/19 i kompeticionit më prestigjioz në futbollin evropian.

Liga e Kampionëve për këtë edicion i takoi skuadrës së Liverpool, e cila arriti që në finale ta mposhte skuadrën e Tottenham, me rezultatin 0:2.

Por, përkundër triumfit, skuadra e Liverpool nuk ka ndonjë lojtar në top treshen e më të mirëve, bazuar në notën mesatare për ndeshje.

Sipas vlerësimeve të ‘WhoScored’, tre lojtarët më të mirë të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve janë; Lionel Messi (Barcelona), Raheem Sterling (Manchester City) dhe Hakim Zyiech (Ajax Amsterdam), përcjell lajmi.net.

‘WhoScored’ në këtë listë ka inkuadruar vetëm lojtarët që kanë regjistruar më shumë se shtatë paraqitje.

Messi ka një mesatare vlerësimi prej 8.77, Sterling 7,87 dhe Hakim Ziyech 7.74. 

Të ngjashme