Tre muaj burg shtëpiak për futbollistin serb që nuk e respektoi orën policore

Prishtinë | 05 Pri 2020 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti serb, Aleksandar Prijoviq, është urdhëruar nga Gjykata e Beogradit që të kalojë tre muaj në shtëpi, pasi është arrestuar për shkelje të kufizimeve të vëna nga shteti me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Ai është kapur nga policia në hollin e një hoteli në Beograd në praninë edhe të 19 personave të tjerë. Prijoviq të premten e kaluar shkeli rregullat që ndalojnë daljen nga shtëpia nga ora 17 e pasdites deri në 5 të mëngjesit, shkruan Supersport.al.

Kush thyen rregullat në mënyrë të përsëritur në Serbi gjatë emergjencës së koronavirusit rrezikon deri në 3 vjet burg.

Të ngjashme