Tre skiatorë përfitues të bursave për Lojërat Olimpike Pekin 2022

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 13:28 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka mbajtur  konferencë, me rastin e nënshkrimit të kontratave me tre bursistë Olimpik për Lojërat Olimpike Pekin 2022, raporton Ekonomia Online.

Presidenti i komitetit olimpik të Kosovës Besim Hasani tha që skiatorët duhet të përmirësojnë përformancën e tyre në mënyrë që të ruajnë e bursën 3 vjeçare.

“Sot është një ditë e veqant ku bëhet nënshkrimi i kontratave për lojërat olimpike dimërore në bashkëpunim me federatën e skitarisë dhe janë zgjedhur 3 skiatorë, vlerëa totale e bursave është 108 mijë dollarë.Nëse norma olimpike nuk arrihet secili prej sportistëve duhet ta përmirësoj përformancën e tyre që normalisht ta ruaj bursën 3 vjecare”.

Shpresoj që sportistët ti ruajnë pikët , dy nga bursistët veq se i kanë arrit pikët, kemi pra vetëm Fionën  të cilës i duhen edhe pak pikë dhe të arrijë, tha Milazim Kelmendi nga Federata Skitare e Kosovës, raporton EO.

Trajneri Agim Popovci tha se këto bursa skiatorët do ti shfrytëzojnë për ruajtjen e pikëve të cilat janë të nevojshme për Lojërat Olimpike Pekin 2020

“Përzgjedhja ka qenë përmes federatës.Këto bursa do ta shfrytëzojmë maksimalisht për ti ruajtur pikët e cila është në vitin 2022.Sivjet ne kemi filluar me përgatitje që do të thotë fy vjet me herët

Kjo është një eksperienc e mirë e cila e ka ndryshuar jetën time , tha bursisti Albin Tahiri

Fitues të bursës për lojërat Olimpike Pekin 2022 janë Fiona Blaka , Albin Tahiri dhe Arbi Pupovci.Gjithsej 29 persona mbështeten nga komiteti olimpik i Kosovës.

Të ngjashme