Tre sulmuesit më të mirë sipas Ancelottit

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 17:00 | Nga

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, ka folur rreth çmimit që Juventusi e ka paguar për Gonzalo Higuain nga Napoli gjatë verës.

Tekniku italian e ka justifikuar çmimin duke thënë se sulmuesi argjentinas është një lojtar shumë cilësor.

“Çmimi që Juventusi ka paguar për Gonzalo Higuainin është i justifikueshëm. Lojtarët e mëdhenj kushtojnë”.

“Se bashku me Suarezin dhe Lewandowskin, ai është më i miri në rolin e tij”, ka thënë Ancelotti.

Higuain u ble nga Juve për 90 milionë euro.

Të ngjashme