Tre trajnerë dhe 120 milionë euro nuk i mjaftuan Fulhamit

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Më 26 maj të vitit të shkuar, pak orë para finales të Ligës së Kampionëve, një grup i tifozëve po festonte si i çmendur për arritjen e ekipit të tyre.

Fulhami kishte mposhtur Aston Villan 1:0 në finalen e plejofit në Championshipit për të konfirmuar pjesëmarrjen në Premier League për edicionin 2018/19. Fulhami po kthehej në elitën e futbollit anglez pas një mungese katërvjeçare. Por, dhjetë muaj më vonë, të njëjtit tifozë janë shumë të zhgënjyer.

Fulhami, të martën mbrëma pësoi humbje 4:1 si mysafir i Watfordit me çka konfirmoi kthimin në kategorinë e dytë – Championship, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Pas Huddersfieldit, Fulhami është ekipi i dytë që do të bjerë nga Premier League në fund të këtij edicioni në një kategori më poshtë. Për Fulhamin ky ishte një prej edicioneve më të dobëta në Premier League.

Të mërkurën, ka reaguar edhe pronari i ekipit nga Londra, Shahid Khan, që u ka kërkuar falje tifozëve për këtë dëshpërim.

Khan ka thënë se nuk ka pritur që ekipi të kthehet pas vetëm një edicioni në një kategori më poshtë, meqë ka besuar se Fulhami ishte kthyer në Premier League për të qëndruar gjatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme