Tre yje i kërkojnë Zidanes që ta largojë Ronaldon nga ekipi

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 09:43 | Nga

Situatë aspak e qetë te Real Madridi kur sezoni ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme.

Reali nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në Santiago Bernabeu ndaj Atletico Madridit, duke luajtur barazim 1:1.

Janë tre lojtarë të Realit që kanë shprehur shqetësimet e tyre me këtë rezultat, duke fajësuar Ronaldon për këtë dëshpërim.
Mediet në Spanjë shkruajnë se Luka Modric, Toni Kroos e Gareth Bale, i kanë kërkuar trajnerit Zinedine Zidane që të largojë nga ekipi startues Cristiano Ronaldon, dhe atë që në ndeshjen e radhës të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.

Sigurisht që ky është një presion i madh për Zidanen, duke ditur egon që ka portugezi, e po ashtu edhe rëndësinë për ndeshjet e llojit të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme