Tregon Altin Lala, si dështoi transferimi i Rashicës te Milani

Prishtinë | 21 Mar 2021 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala ka vërtetuar interesimin e Milanit për yllin vushtrrias.

Ish-kapiteni i Shqipërisë tregoi arsyen pse nuk u realizua transferimi i reprezentuesit të Kosovës në San Siro gjatë afatit veror.

“Nëse Ralf Ragnick do të bëhej trajner, kishte shumë gjasa që Rashica të transferohej te Milani. Ai e pëlqen shumë si lojtar” theksoi Lala në Zona Gol.

Po ashtu, menaxheri shqiptat hoqi dilemat e qëndrimit të Rashicës në Werder Bremen, duke thënë se në verë do të largohet.

Të ngjashme