Trent Alexander-Arnold, lojtari më i mirë i ri në Premier Ligë

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

21 vjeçari theu rekord asistosh nga një mbrojtës në sezonin 2019-20

Mbrojtësi i djathtë i Liverpool, Trent Alexande-Arnold është zgjedhur lojtari më i mirë i ri në Premier Ligë.

Alexander Arnold ka mposhtur disa kundërshtarë të fuqishëm për këtë çmim, përfshirë çiftin e Manchester United, Marcus Rashford dhe Mason Greenwood, dyshen e Chelsea Tammy Abraham dhe Mason Mount dhe tinejxherin e Arsenalit, Bukayo Saka.

Të nominuarit për çmim duhet të jenë 21 vjet apo më të ri duke filluar nga 1 korriku i vitit 2019.

Alexander-Arnold ishte një ndër lojtarët më të mirë të Liverpool për ta marrë çmimin 2019-20, duke bërë 38 paraqitje dhe duke shënuar katër gola dhe bërë 13 asiste.

Të ngjashme