Trepça ’89 negocion me futbollistin kroat

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 10:53 | Nga

Kukësi, Trepça ’89, Flamurtari apo një aventurë në Malajzi. Tomislav Bushiç është i dyzuar për të ardhmen, ndërsa sheh një “ftohje” të marrëdhënieve me klubin vlonjat, edhe pse e mbylli sezonin si kapiten i kuqezinjve.

Në një intervistë që ka dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi kroat komenton zërat më të fundit të afatit kalimtar, ku pranon se është gati për të punuar me Gugash Maganin në klubin mitrovicas, të cilin prej gjashtë muajsh e drejton peqinasi.

“Nuk di të them për situatën në klub dhe di vetëm informacionet që janë publikuar në media së fundmi. Gjithashtu, nuk di asgjë rreth rregullit për përqindjen e kontratave. Kam mbetur gjithashtu i surprizuar për shifrat e kontratës që janë raportuar për mua vitin e fundit”, deklaroi ndër tjera Bushiç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme