Trepça, skuadra “fukara” e Superligës

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 09:33 | Nga

Skuadra e Trepçës ka pasur dy opsione para vetes para se të nisë faza përgatitore për pjesën pranverore të Vala Superligës në futboll.

Një, që të shkojë në përgatitje jashtë vendit dhe më pas të mos ketë para për paga të lojtarëve dhe dy, të qëndrojë në Kosovë për përgatitje, por lojtarët të marrin me rregull pagat. Vendosi për opsionin e dytë.

Kjo ka bërë që Trepça të jetë skuadra e vetme në elitën kosovare që përgatitjet po i zhvillon në vend. Të gjitha të tjerat janë jashtë vendit, në Shqipëri dhe Turqi.

Liderja e kampionatit, Trepça ’89, kampioni Ferronikeli dhe fituesja e Kupës, Prishtina janë në Turqi, derisa të tjerat në Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme