Tri data në opsion për të nisur kampionati italian

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Italisë është duke i shikuar mundësitë për rifillimin e kampionatit.

Sipas “Tuttsportit”, krerët e federatës janë duke shpresuar në përmirësimin e situatës për ta nisur kampionatin, transmeton koha.

Seancat stërvitore po planifikohet të nisin pas 4 majit, ndërsa në opsion për të rinisur kampionatin janë datat 30 maj, 6 qershor.

Qeveria italiane pezulloi të gjitha aktivitetet sportive pas përhapjes së madhe të Coronavirusit në Itali.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme