Tri klube italiane e kërkojnë Ramseyn

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Tottenham Hotspur, Chelsea dhe Manchester Unitedi, janë tri klubet e Ligës Premier që kanë shprehur interesim për Aaron Ramsey.

The Sun kishte raportuar se Juventusi ua ka ofruar Spursave mesfushorin, përkundër të kaluarës së tij me Arsenalin.

Mirëpo, TuttoJuve.com – degë e Tuttomercatoweb, raporton se kanë qenë përfaqësuesit e Tottenhamit ata që e kanë kontaktuar Juven lidhur me uellsianin.

Në ndërkohë, bëhet e ditur se edhe Chelsea e Unitedi kanë kërkuar nga Bianconerët që t’i njoftojnë lidhur me disponueshmërinë e 29-vjeçarit.

Përkundër interesimit të klubeve për ta kthyer në Ligën Premier, Ramsey është i kënaqur te Zonja e Vjetër dhe nuk planifikon të largohet në një të ardhme të afërt. 

Të ngjashme