Tri klube të mëdha angleze e duan Mertensin

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Ylli belg i Napolit, Dries Mertens pritet të përfundojë në kampionatin anglez, Ligën Premier, në afatin kalimtar të verës.

Mertens dhe Napoli janë duke diskutuar tash e sa kohë mes vete për kontratën e re, por thuhet se belgu nuk ka gjasa të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, tre klube të mëdha nga Liga Premier janë të interesuar për Mertens dhe po monitorojnë situatën e sulmuesit.

Përfaqësuesit e Mertensit thuhet se mund të fillojnë tanimë bisedimet me Chelsean, Manchester Unitedin dhe Arsenalin.

Sulmuesi i gjithanshëm pëlqehet shumë edhe nga dy klubet e mëdha italiane, Interi dhe Juventusi.

Belgu, tani 32-vjeçar, u bashkua me Napolin në vitin 2013 dhe ka shënuar 121 gola për klubin në të gjitha garat. 

Të ngjashme