Tri klube të mëdha i vihen pas Dembeles

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 08:58 | Nga

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, është duke tërhequr vëmendjen e tri klubeve të mëdha evropiane, sipas Don Balon.

Atletico Madrid, Arsenali dhe Liverpooli kanë shfaqur interesim për sulmuesin e krahut, i cili ende nuk e ka kompletuar një sezon të plotë te Barça, që prej transferimit nga Borussia Dortmundi në verë, transmeton Express.

Pierre-Emerick Aubameyang i ka bërë thirrje skuadrës së vet ta transferojë Dembelen, me të cilin ka luajtur së bashku në Dortmund.

Ndërkohë, ish-trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, shpreson se do të mundë t’i përdorë një pjesë të 160 milionë eurove që Barcelona i pagoi për Philippe Coutinhon, për t’ia vjedhur të riun francez.

Në anën tjetër, Atletico Madrid ndien se mund ta transferojë Dembelen në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme për kalimin e Antoine Griezmannit te Barça.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme