Tri medalje të bronzta evropiane për kick-boksierët kosovarë

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Kick-boksierët tanë të rinj kanë fituar tri medalje të bronzta evropiane në Kampionatin Evropian Wako të Kick-boksit, që u mbajt në Budva të Malit të Zi, për kadet të vjetër dhe junior.

Dalmat Salihaj, kategoria -60 kg, Dardan Syla -71 kg dhe Doneta Menxhiqi (-60 kg) u ngjitën në podium.

Salihaj, në raundin e parë kaloi pa luftë, në të dytin mundi Akbar Asadov të Azerbajxhanit, ndërsa në gjysmëfinale u mund nga rusi Zaev Danil.

Syla dhe Menxhiqi, u mundën në gjysmëfinale, ndërsa deri aty erdhën pa luftë.

Të ngjashme