Tri opsionet e Kosovës për pasardhësin e Challandesit

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Kosovës sot i ndau rrugët me trajnerin Bernard Challandes.

Zviceranit i kushtoi me largim humbja nga Gjeorgjia, por edhe rezultatet e dobëta në përgjithësi.

E tash, shtëpia e futbollit kosovar është vënë në gjah të trajnerit të ri.

Kryetari Agim Ademi zbuloi vetëm se në ditët në vazhdim mund të ketë risi sa i përket trajnerit të ri.

Ndërsa, “Gazeta Express” mëson se favorit për ta marrë postin e selektorit të Kosovës është trajneri gjerman, Felix Magath.

68 vjeçari Magath është pensionuar nga zeja e trajnerit, por mund të rikthehet për “Dardanët”.

Ndërkohë, burimet e gazetës tregojnë se në opsion janë edhe trajneri italian Walter Zenga dhe ai brazilian, Roberto Carlos.

Në ditët apo javët në vazhdim Kosova do të bëhet gjithsesi me trajner të ri, i cili do ta drejtojë ekipin në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit 2022 ndaj Greqisë në muajin nëntor, shkruan “Gazeta Express”.

Aktualisht, Kosova është e fundit në Grupin B me 4 pikë të grumbulluara nga 7 ndeshje, sa i ka edhe Gjeorgjia.

Kosova e kishte një kampanjë kualifikuese për t’u harruar pasi e regjistroi vetëm një fitore. 

Të ngjashme