Neymar mund të largohet nga PSG verën e ardhshme, me Chelsean, Manchester Cityn dhe Liverpoolin që janë të interesuar për nënshkrimin e brazilianit.
27 vjeçari ishte afër të largohej nga PSG edhe verën e fundit për t’u rikthyer në Spanjë, por një lëvizje drejt Barcelonës apo Real Madridit, nuk u materializua.
Tani tri skuadra të Premierligës, janë duke shikuar për mundësitë e transferimit të tij, shkruan La Parisien, përcjell lajmi.net.
Bëhet fjalë për Chelsea, Manchester City dhe Liverpool.
Raportohet se çmimi që PSG i ka caktuar Neymar është 250 milionë euro.