Trippier afër Atletico Madridit

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Kieran Trippier është afër që të transferohet te Atletico Madrid-i për 20 milionë funte.

Mbrojtësi i krahut të djathtë e ka humbur vendin e tij në formacionin bazë të Anglisë në finalet e Ligës së Kombeve pas një forme të dobët te Tottenham Hotspur sezonin e kaluar.

Ndërkaq, trajneri i Atletico-s, Diego Simeone, tashmë e ka përforcuar mbrojtjen me emra si Felipe dhe Renan Lodi, dhe e sheh Trippier-in si një alternativë të duhur dhe të volitshme.

Të ngjashme