Trippier objektiv i klubeve të Premierligës

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i djathtë i Atletico Madridit pëlqehet posaçërisht nga ish-klubi i tij, Burnley

Klubet e Premierligës janë të interesuara për ta rikthyer Kieran Trippierin në Angli.

Mbrojtësi i djathtë është pjesë e Atletico Madridit.

Futbollisti anglez po e kërkon një shtëpi në Londër, prandaj nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të tij.

Ish-futbollisti i Tottenhamit është bërë objektiv i Burnleyt, ku kishte luajtur në periudhën 2012-2015.

“Los Colchoneros” mund ta shesin futbollistin për 23 milionë euro.

Para se të transferohej në Spanjë verën e kaluar, 29 vjeçari kishte luajtur për katër vjet në Tottenham./ge

Të ngjashme