Tronditet bota e futbollit, lojtari vdes brenda fushës së lojës (VIDEO)

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Nigeri, në ndeshjen mes Nasaraua Junajtid dhe Kacina Junajtid.

Lojtari i Nasaraua, Çieme Martins, pas një përplasje në fushë me kundërshtarin e tij, ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa futbollisti në fjalë është transportuar menjëherë në spital, por kur mbërriti aty kishte ndërruar jetë.ESmtSURXQAIbAre

Mbi rrethanat e kësaj ngjarje ka versione të ndryshme, teksa dëshmitarët thonë se Martins u rrëzua dhe ndërroi jetë pas një përplasje me kundërshtarin, ndërsa presidenti i Kacina thotë të kundërtën: “Nuk kishte asnjë përplasje, Martins thjesht ra në tokë ndërkohë që ishte i vetëm.”

Të ngjashme