Tsitsipas po udhëheq gjeneratën e re të tenistëve

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Hape rrugën Roger Federer. Është një djalë i ri në qytet që luan lojën me një hijeshi dhe stil të ngjashëm me Federerin. Gjuajtje me të djathtën, “backhandi” me një dorë, loja nga vija, loja efikase në rrjetë. Dhe sigurisht, një shërbim të fuqishëm. Duket se Stefanos Tsitsipas i ka të gjitha.

Stili i 21-vjeçarit ngjason me atë të njeriut të cilin e mposhti për herë të dytë në karrierë, në gjysmëfinalen e turneut final të ATP-së në Londër, fundjavën e kaluar. Duke iu afruar perëndimit të karrierës, Federer ende ka aftësi për të prodhuar momente magjepsëse kur është në presion, por ai fitoi vetëm një nga dhjetë mundësitë që kishte për të marrë gemin në shërbimin e grekut Tsitsipas, shkruan sot Koha Ditore.

Zvicerani Federer me gjasë është tenisti më i mirë që ka parë bota e këtij sporti ndonjëherë, por me Novak Gjokoviqin, Andy Murrayn dhe Rafael Nadalin po ashtu më në moshë tash, pyetja është se kush do të mund ta zërë vendin e katërshes legjendare të tenisit. Pas performancës dominuese ndaj Federerit dhe mënyra se si ka shkëlqyer në vitin 2019 me performancën e tij magjepsëse, ka gjasa të mëdha që greku Tsitsipas të jetë ylli i ri i tenisit, që do të marrë primatin.

Të ngjashme