Tuchel e do Brojën në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm – Kampionët e Evropës kontratë të re shqiptarit

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Chelsea dhe Armando Broja do të zhvillojnë bisedime për një kontratë të re, pasi klubi londinez dëshiron që sulmuesi shqiptar të luajë në Ligën Premier sezonin e ardhshëm.

Broja që ishte në huazim te Vitesse Arnhem dhe ka rënë në sy të shumë klubeve pasi që shënoi 11 gola në 36 ndeshje, duke e ndihmuar skuadrën të zë vendin e katërt në Eredivisie.

Kampionët e Evropës pritet të bëjë një pastrim të madh në skuadër, duke liruar disa vende, ndërsa Sky Sports shkruan se Broja ka bërë mirë dhe do të merret në konsideratë qëndrimi i tij në klub.

Broja ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin nga “Stamford Bridge” vitin e kaluar dhe marrëveshja skadon verën e ardhshme.

Pasi bëri debutimin e tij në fitoren 4-0 të Chelsea kundër Everton në mars 2020 nën drejtimin e Frank Lampard, Broja ka shkuar vetëm duke u rritur si lojtar.

Si rezultat i përparimit të madh, 19-vjeçari madje debutoi edhe me ekipin Kombëtar të Shqipërisë vitin e kaluar.

Për Brojën ka interesim nga një numër klubesh elitare në Evropë, por Tuchel duket i bindur që ta rikthejë atë dhe t’i japë një rol në kampionatin e ardhshëm

Sipas Daily Mail, Tuchel dëshiron të sjellë katër nënshkrime të reja këtë verë dhe për këtë arsye deri në 11 nga lojtarët mund të largohen.

Dy nga yjet e sulmit po ashtu mund të largohen, pasi Olivier Giroud dhe Tammy Abraham, nuk preferohen shumë nga gjermani.

Po ashtu edh deklarata e Romelu Lukakut që ishte cak i Chelseat, se ai nuk do të largohet nga Interi, jep shpresë që shqiptari do të ketë shumë minuta në “Stamford Bridge”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme