Tuchel e do Kanten në PSG

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 08:54 | Nga

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, është prioritet i Thomas Tuchel sapo gjermani ta marrë drejtimin e Paris Saint-Germainit në verë, raporton Sport Buzzer.

Tuchel pritet ta zëvendësojë Unai Emeryn në “Parc des Princes” nga sezoni i ardhshëm dhe ai nuk ka humbur kohë dhe e ka identifikuar Kanten si prioritet të planeve të transferimeve të tij në PSG, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, përfaqësuesi francez do t’i kushtojë PSG-së të paktën 80 milionë euro.

Ndërkohë, nga PSG-ja pritet të ketë largime, me Neymarin që nuk dëshiron të jetë më nën hijen e Neymarit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme