Tuchel e konsideron Liverpoolin favorit për të fituar Championsin

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 19:06 | Nga

Thomas Tuchel, trajneri i Paris Saint-Germainit, ka paralajmëruar lojtarët e tij para sfidës së nesërme ndaj Liverpoolit, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sipas gjermanit, Liverpooli është një prej favoritëve për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë vit, derisa një sezon më parë ishte finalist, ku u mund nga Real Madridi.

“Ka shumë ekipe të forta në Champions dhe pa dyshim që Liverpooli është një prej favoritëve kryesorë”, ka thënë Tuchel për L’Equipe. “Duhet të kesh eksperiencë në ndeshje të këtilla, për të mbërritur më larg”.

“Është e qartë që PSG-së i mungon përvoja dhe neve na duhet ta ndërrojmë mentalitetin për të fituar diçka të madhe”, ka përfunduar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme