Tuchel: Ende e paqartë e ardhmja e Neymar

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomach Tuchel, ka thënë që e ardhmja e Neymar te Paris Saint-Germain mbetet e paqartë.

Përfaqësuesi i Brazilit nuk e ka luajtur ende asnjë lojë për PSG-në këtë sezon, dhe Tuchel nuk provoi t’i shuajë spekulimet për largimin e këtij të parit.

“Ka qenë gjithmonë caku ynë që ta mbyllim këtë dosje sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë Tuchel për Canal+.

“Leonardo e di që dua ta mbaj atë. Por kjo nuk varet vetëm në të. Situata nuk është shumë e qartë. Dhe ne duhet që ta qartësojmë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme