Tuchel fton Armando Brojën në ndeshjen e Superkupës së Evropës

Prishtinë | 08 Gus 2021 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Armando Broja është duke fituar dita ditës besimin e plotë të trajnerit të Chelseat, Thomas Tuchel.

Edhe pse së fundmi është përfolur për një huazim të mundshëm drejt Serisë A, ekziston mundësi që të kemi ndonjë surprizë dhe 19-vjeçari të mbetet pjesë e kampionëve të Champions-it, duke pritur shansin e madh.

Klubi londinez ka publikuar listën e lojtarëve që janë thirrur nga trajneri Tuhel për finalen e rëndësishme të Superkupës së Europës ndaj Vijarelait, fituesit të Ligës së Europës, që do të luhet në 11 gusht.

Pakkush e priste, por Armando Broja gjendet në të. Përveç shqiptarit, në listë ndodhen edhe vetëm 2 futbollistë të tjerë të rinj, bëhet fjalë për Tino Anjorin dhe Ethan Ampadu.

Të ngjashme