Tuchel i ngazëllyer me kualifikimin e Chelseat: E merituam plotësisht

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel këmbëngul se askush nuk dëshiron të përballet me ekipin e tij në çerekfinale, pas fitores dhe eliminimit të Atletico Madridit në kuadër të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Blutë fituan ndeshjen kthyese të mërkurën ndaj liderëve të La Ligas, Atletico Madrid, me rezultat 2-0 apo 3-0 në total nga dy ndeshjet duke siguruar kalimin në çerekfinale.

Tuchel ka thënë pas ndeshjes se ekipi i tij “i patrembur” mund të shkaktojë dëme në cilindo nga kundërshtarët e tyre të ardhshëm dhe se askush nuk dëshiron të luajë kundër tyre.

“Ishte një performancë shumë e mirë. Ne kalojmë tutje dhe kjo ishte e merituar. Ishte një përpjekje e pabesueshme ekipore nga djemtë në fushë, djemtë në stol dhe madje edhe djemtë në tribuna!”, ka thënë fillimisht Tuchel pas ndeshjes.

“Ne jemi në çerekfinale dhe tani jam shumë i sigurt se askush nuk dëshiron të luajë kundër nesh”.

“Do të jetë një sfidë e vështirë, natyrisht, sepse jemi në fazën e tetë të fundit. Por, nuk ka nevojë të kemi frikë. Ne marrim atë që marrim dhe do të përgatisim mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Ne e ndiejmë se e merituam kualifikimin. Djelmoshat luajnë me një lidhje të veçantë dhe rezultate si kjo ju japin një avantazh të caktuar për të arritur gjëra të veçanta”.

“Ju mund ta bëni këtë vetëm me një atmosferë të veçantë”, përfundoi trajneri gjerman, i cili nuk hezitoi t’i lavdërojë edhe paraqitjet individuale të lojtarëve si Hakim Ziyech dhe N’Golo Kante.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme