Tuchel i premton Chelseat se do të qëndrojë

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Thomas Tuchel duket se nuk e ka ndërmend që të largohet nga Chelsea.

Derisa klubi londinez po përballet me disa sanksione nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, trajneri gjerman po vazhdon ta kryejë me përpikëri punën e tij.

Në konferencë për media, Tuchel është pyetur në lidhje me të ardhmen e tij dhe ka konfirmuar se nuk e ka plan të largohet nga Stamford Bridge.

“Nuk ka dyshime se do të qëndrojë deri në fund të sezonit. Absolutisht. Duhet vetëm të presim dhe ende duhet të shkojmë dita-ditës sepse gjithçka mund të ndryshojë”.

“Situata është e rënduar aktualisht, por ne jemi të fokusuar në objektivat tonë dhe ne do të vazhdojmë sa më gjatë që të jetë e mundur këtu”, ka shtuar më tej Tuchel.

Chelsea raportohet se mund të shitet nga mesi i muajit prill, pasi aktualisht janë duke u analizuar në përpikëri ofertat.

Të ngjashme