Tuchel ndihet shumë i lumtur me rinovimin e kontratës nga Chelsea

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Thomas Tuchel ka folur me entuziazëm pasi Chelsea vendosi t’ia rinovojë kontratën edhe për disa vite.

Chelsea njoftoi sot vazhdimin e kontratës së trajnerit gjerman deri në vitin 2024, pasi u binden nga cilësitë e tij pas fitimit të Ligës së Kampionëve.

Ky rinovim automatik ka bërë që Tuchel të ndihet shumë i lumtur me vlerësimin nga Chelsea, ndërsa ka treguar edhe ambiciet.

“Nuk mund të imagjinoj një rast më të mirë për rinovimin e kontratës”, ka thënë fillimisht Tuchel për faqen zyrtare të klubit.

“Unë jam mirënjohës për përvojën dhe shumë i lumtur për të qëndruar pjesë e familjes Chelsea”.

“Ka shumë më shumë për të ardhur dhe ne po presim hapat tanë të ardhshëm me ambicie dhe shumë pritje”, përfundoi gjermani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme