Tuchel po e konsideron ta lërë jashtë Lukakun për ndeshjen ndaj Liverpoolit

Prishtinë | 02 Jan 2022 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Romelu Lukaku mori vëmendjen këto ditë pas deklaratave të bëra për Chelsean dhe trajnerin Thomas Tuchel.

Ai tregoi publikisht se nuk është i kënaqur në “Stamford Bridge” dhe nuk po i pëlqejnë strategjitë e trajnerit gjerman, shkruan Gazeta Express.

Pas kësaj, duket se Tuchel do ta dënojë qendërsulmuesin belg.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporton se ish-trajneri i PSG-së po e konsideron mundësinë e lënies jashtë të futbollistit.

Tuchel dhe Lukaku patën një diskutim në katër sy pas deklaratave të këtij të fundit.

Vendimi përfundimtar pritet të mirret së shpejti.

Të ngjashme