Tuchel sfidon Cavanin: Duhet luftuar me Icardi për pozitën startuese

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel, ka dhënë një sfidë për Edinson Cavani.

Cavani ka humbur pozitën e startuesit tek skuadra e Paris Saint Germain, që kur Mauro Icardi është huazuar nga Inter.

Icardi po kalon në formë të shkëlqyer, madje mbrëmë ka shënuar edhe golin e fitores për parisienët, duke zbehur edhe më shumë kështu gjasat e Cavani.

Por, trajneri gjerman i PSG ka sfiduar yllin uruguaian që të luftojë për pozitën e tij.

“Nuk është e lehtë të luftosh në këtë skuadër për pozitën e sulmuesit. Ai (Cavani) ka humbur ritmin. Ai duhet të menaxhojë konkurrencën. Kështu funksionon për këtë punë” ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.

“Është gjithmonë e vështirë për një sulmues, është pozitë e ndjeshme.

PSG mbrëmë regjistroi një fitore në kuadër të Ligue 1, kundër Brest, me Angel Di Maria e Icardi që tundën rrjetën kundërshtare.

Të ngjashme