Turan mbetet te Barcelona

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 17:48 | Nga

Arda Turan mund të qëndrojë te Barcelona, pasi i mungojnë ofertat. 30-vjeçari nuk dëshiron të kthehet në Turqi, por synon t’i provojë të gjitha shanset te Barcelona.

Mesfushori beson se mund të japë kontribut nën urdhrat e Valverdes, edhe pse e ka të qartë se konkurrenca për një vend titullari te blaugranat është shumë e ashpër, transmeton Super Sport.

Vetëm nëse në javët e ardhshme do të ketë interesim serioz për të, mund të pranojë largimin nga Barça.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme