Turku Shemsettin Bash është emëruar trajner i ri i klubit të Superligës së Kosovës në basketboll, Peja, ka njoftuar klubi pejan.
Bash ka qenë trajner i Bursasporit për katër stinorë me radhë, duke e ngritur fillimisht klubin në elitën turke e pastaj duke e çuar deri në FinalFour.
Vitin e kaluar ishte trajner i klubit të elitës rumune CSO Voluntari.