Turneu i US Open, Nadal nuk ndalet. Mundi me lehtësi tenistin koreano-jugor Hyeon Chung

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Rafael Nadal nuk ndalet në turneun e US Open. Tenisti spanjoll u kualifikua për në raundin e katërt të evenimentit pasi mundi me lehtësi tenistin koreano-jugor Hyeon Chung me rezultatin 3-0.

Tenisti nga Mallorca nuk e pati aspak problem të merrte këtë fitore, duke i fituar setet me rezultatin 6-3;6-4;6-2 në 1 orë e 59 minuta lojë dhe deri tani ai nuk ka humbur asnjë set. Kundërshtari i radhës i numrit 2 të botës do të jetë kroati Marin Cilic, që eliminoi amerikanin John Isner.

U kualifikua për në 1/8 e finaleve të US Open edhe Alexander Zverev që mundi jo pa vështirësi Aljaz Bedenen. Ky i fundit e nisi mjaft mirë sfidën, teksa fitoi setin e parë me tiebreak 7-6, por Zverev e mori veten dhe arriti të fitojë 3 të tjerët 7-6;6-3 dhe 7-6 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Në kampin e femrave, kampionia në fuqi e US Open, Naomi Osaka arriti të kualifikohej pasi mundi në raundin e tretë adoleshenten Coco Gauff, zbulimi i këtij viti me rezultatin 2-0. Osaka e dominoi totalisht këtë sfidë, llogaritë e së cilës i mbylli për 1 orë e 5 minuta teksa i fitoi setet e saj 6-3 dhe 6-0.

I tha lamtumirën turneut në Flushing Meadoës, Carolina Wozniacki, që u eliminua nga Bianca Andreescu, pasi u mund me rezultatin 2-0. Tenistes kanadeze iu deshën 1 orë e 33 minuta lojë për të fituar sfidën me danezen, duke i fituar të dy setet me të njëjtin rezultat; 6-4.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme