Turneu i Wimbedon-it: Kualifikohen Djokovic dhe Gauff

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Novak Djokoviq vijon rrugëtimin e tij në mbrojtje të titullit në turneun e Wimbledon.

Numri 1 i botës eliminoi në raundin e tretë polakun Hubert Hurkacz të cilin e mundi me rezultatin 3-1 në 3 orë. Djokoviq fitoi setin e parë 7-5, por u dorëzua në të dytin të cilin e humbi me tiebreak 6-7. Më pas Djokoviq u shfaq shumë superior ndaj kundërshtarit të tij duke i fituar dy setet e tjerë 6-1; 6-4.

Ai që i tha lamtumirën turneut të tretë Grand Slam të vitit, ishte Kevin Anderson, finalist i vitit të kaluar. Afrikanojugori u eliminua në raundin e tretë nga Guido Pella.

Argjentinasi zhvilloi një lojë më të mirë sesa numri 4 i turneut dhe e fitoi këtë ndeshje 3-0 me sete 6-4;6-3;7-6, shkruan Top Channel.

Në kampin e femrave, Cori Gauff vazhdon të mrekullojë admiruesit e tenisit. Amerikania 15 vjeçare u kualifikua për në raundin e katërt pasi mundi Hercog me rezultatin 2-1 me sete 3-6;7-5;7-6 duke u bërë tenistja e pestë më e re që arrin në 1/8 e finaleve të Wimbledonit në turnetë Open të tenisit.

U kualifikua për më tej edhe Simona Halep që mundi Viktoria Azarenka me rezultatin 2-0. Rumunes iu deshën vetëm 67 minuta për të mposhtur kundërshtaren e saj duke i fituar setet me rezultatin 6-3 dhe 6-1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme