Turqi-Itali, formacionet e mundshme të ndeshjes hapëse të Euro 2020

Prishtinë | 11 Qer 2021 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Turqia dhe Italia janë dy kombëtaret të cilat do ta hapin zyrtarisht Kampionatin Evropian “Euro 2020” me një ndeshje të vlefshme për Grupin A, ndërsa trajnerët e ekipeve kanë në mendje tashmë formacionin që do të luajnë.

Kampionati Evropian fillon edhe zyrtarisht sot (e premte) me ndeshjen ndaj Turqisë dhe Italisë e cila pritet të zhvillohet në Stadio Olimpico në Romë nga ora 21:00.

Kjo përballje është e vlefshme për Grupin A dhe pritet të jetë e zjarrtë, pasi dy ekipet kombëtare kanë në gjirin e tyre plot yje, edhe përkundër disa mungesave shkaku i lëndimeve.

Te Italia, Stefano Sensi dhe Lorenzo Pellegrini janë tërhequr nga skuadra me dëmtime muskulore, ndërsa Marco Verratti nuk është rikuperuar plotësisht nga një problem në gju dhe ndoshta nuk do të paraqitet në ndeshjen hapëse.

Kjo do të thotë që Manuel Locatelli pritet të luaj si titullar, pasi ka bindur tashmë në fitoren 4-0 në miqësoren kundër Republikës Çeke javën e kaluar, me Jorginho dhe Nicolo Barella përkrah tij.

Domenico Berardi ka të ngjarë të luajë në treshen e sulmit së bashku me Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne, duke lënë Federico Chiesan për ndeshjet e ardhshme.

Në anën tjetër, te Turqia gjithashtu pritet të ketë shumë lojtarë të njohur në formacionin titullar, pasi duan më të mirën ndaj Italisë.

Caglar Soyuncu dhe Merih Demiral pritet ta nisin nga qendra e mbrojtjes, ndërsa emra si Hakan Calhanoglu, Kenan Karaman dhe Yusuf Yazici pritet ta ndihmojnë sulmuesin veteran Burak Yilmaz.

Italia: G Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne;

Turqia: Cakir; Celik, Soyuncu, Demiral, Meras; Yokuslu, Ayhan; Karaman, Calhanoglu, Yazici; B Yilmaz;

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme