Turqi – Itali, formacionet startuese

Prishtinë | 11 Qer 2021 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Pak minuta na ndajnë nga fillimi i garës më interesante në Evropë, Kampionatit Evropian. Për herë të parë në historinë 60-vjeçare të këtij kompeticioni, do të mbahet në 11 qytete të Evropës.

Euro 2020 nis sonte nga ora 21:00 me ndeshjen Turqi – Itali që luhet në Olimpico të Romës.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet startuese të ndeshjes hapëse, Turqi – Itali

Turqia: Cakir, Celik, Soyuncu, Demiral, Meras, Yokuslu, Tufan, Karaman, Calhanoglu, Yazici, Yilmaz.

Italia: Donnarumma, Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola, Barella, Jorginho, Locatelli, Berardi, Immobile, Insigne.

Italia dhe Turqia kanë luajtur dhjetë ndeshje mes vete. Turqia ka humbur ose barazuar të gjitha duke mos arritur asnjë fitore. Italianët fituan shtatë herë, ndërsa kishte tre barazime.

Të ngjashme